Në Kinë, uthulla përdoret në shumë gatime, por një dyqan në veri të vendit e ka ofruar në diçka më të pazakontë: në akullore. Ky dyqan ndodhet në Taijuan, që njihet si vendi ku ka origjinën një lloj uthulle shumë e famshme në Kinë, e quajtur Lao Çen Su.

Përbërësit e tjerë të akullores janë po aq të çuditshëm. Veç qumështit, sigurisht, dyqani i shton shije bizelesh, elbi, melekuqeje, dhe në fund uthullën e famshme.

Advertisement

Uthulla që përdorin është e fermentuar për tre deri në pesë vite, sipas prodhuesve.