Organizata ndërkombëtare ”Save the Children” i kërkoi Bashkimit Europian të ndërpriste kthimin e fëmijëve afganë në zonat e përfshira nga kaosi, ku rrezikohen nga grupet terroriste të aktivizuara së fundmi, theksuan burime nga kjo organizatë e OKB-së.

Organizata anketoi 57 të kthyer në Afganistan nga Europa dhe gjeti se tri të katërtat e tyre “nuk ndiheshin të sigurt gjatë kthimit”.

Advertisement

Afro gjysma e tyre arriti në Afganistan ose u shoqëruan nga policia.

”Pothuajse një në pesë tha se pas kthimit të tyre dikush ishte përpjekur t’i rekrutonte në luftime, ndërsa shumë të tjerë folën për diskriminim, pasiguri dhe trishtim”, sipas raportit.

Mes 1 janarit dhe 30 shtatorit 2018 janë regjistruar 657 fëmijë të vrarë dhe 1 483 të plagosur për shkak të konfliktit.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, 4 260 afganë u kthyen nga BE në Afganistan në 2017 dhe afërsisht 8 000 në vitin 2016.