Si përfundoi në psikiatri Selena Gomez?

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat lajmi se Selena Gomez ëhstë shtruar në një spital psikiatrik. E gjitha kjo erdhi si pasojë e problemeve që këngëtarja pësoi në shëndetin mendor.

Burime pranë 26-vjeçares kanë zbuluar se Selena vuan prej shumë kohësh nga presioni dhe ndihet përgjegjëse për të tjerët.

Advertisement

“Ajo është vërtet e bukur, e zhytur në mendime dhe e ëmbël, por ajo ndihet përgjegjëse për shumë njerëz të tjerë dhe që në moshë të re është e mbytur nga shumë presion”- tha burimi për “Daily Mail”.

“Ajo është e ndjeshme dhe gjithashtu nuk dëshiron të bëjë deklarata për shtyp dhe të pyetet për gjërat që ajo nuk dëshiron të flasë”- shtoi më tej burimi.

Të mërkurën, TMZ njoftoi se ylli i popit po kalonte një krizë emocionale dhe ishte shtruar në spital dy herë brenda pak javësh.

Sipas burimeve në javën e fundit të muajit shtator, Selena ishte në shtëpi me miqtë që e përshkruan atë si të dëshpëruar dhe të shqetësuar për numrin e qelizave të bardha të gjakut, pas transplantit të veshkës.

Këngëtarja u dërgua në spital ku qëndroi për disa ditë, por vetëm pak javë më vonë ajo ka ndjerë të njëjtin shqetësim dhe pësoi një krizë paniku.

“Ajo ka patur disa javë të ashpra dhe kriza e panikut në spital ishte pikë kthese”– tha një burim për “People”.