Shpesh një nëne i mjafton një shikim për të kuptuar arsyen e lotëve të të sapolindurit. Për të gjitha ata që nuk e kanë këtë sens mëmësor do t’u vijë në ndihmë përkthyesi i emocioneve që do të zbulojë arsyet e të qarave të bebeve. Makina në fjalë është ende në fazë testimesh para se të dalë në treg. Deri tani është në gjendje të dallojë lotët si pasojë e urisë, nëvojës për të ndërruar pampersin, dëshirës për përkëdhelje si dhe mungesës së gjumit apo ndjenjës së frikës. Në Japoni, ku edhe po bëhet testi prindërit kanë pohuar se makina arrin të përkthejë me sukses 96% të rasteve. Skuadra e International University of Hiroshima, që kanë krijuar makinën përkthyese të lotëve, thonë se ajo do të ketë shumë përdorim nga ana e baballarëve.