Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut.
Është shenjë themelore mashkullore, shenjë e ajrit pozitive, e qeverisur nga planeti i Afërditës (Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të rëndësishme janë prej 14–20 dhe nga 36–42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është shenjë e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme në sjelljen e saj.
Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësine. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë të fitojnë sa herë që e lyp nevoja. Janë diplomatë, romantikë, idealiste dhe paqësorë. Forca e vullnetit është e madhe tek këta persona sepse janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur duan të marrin një vendim.
Disa karakteristika të tjera të kësaj shenje:
Janë miqësorë: Meshkujt Peshore janë njerëz mjaft miqësorë dhe mendjehapur. Ata janë socialë dhe u pëlqen të dalin e të kalojnë kohë me miq. Nuk mund të rrinë vetëm, ndaj për këtë arsye nuk ndalojnë kurrë së kërkuari miq të rinj.
Janë të pavendosur: Meshkujt që i përkasin shenjës së Peshores janë të ekuilibruar në jetë, por ‘’të tmershëm’’ në marrjen e vendimeve. Gjithmonë kanë dy mundësi. Në shumicën e rasteve, nuk arrijnë të marrin vendimin e duhur ose u duhet të bëjnë përpjekje ekstra për të arritur rezultatin final. besnikë.
Janë të dashur nga natyra: Meshkujt Peshore dinë si të kujdesen për njerëzit që duan. Në një marrëdhënie dashurie, ata janë të përkushtuar dhe besnikë, edhe pse nuk mund t’i shprehin ndjenjat e tyre të vërteta. Përpiqen të qëndrojnë sa më larg nga gënjeshtarët dhe nuk i falin kurrë ata që i tradhtojnë.
Janë optimistë: Meshkujt Peshore, çdo ditë e nisin me një notë optimizmi dhe e përfundojnë me një mendim pozitiv. Kanë gjithmonë tendencën të shohin anën pozitive të gjërave, madje edhe në situata të vështira. Ata nuk i vënë re te metat e njerëzve dhe besojnë se askush nuk është perfekt. Ata përballen edhe me situatat më të vështira duke qeshur. Ndërsa qeshin, nuk ndihmojnë për të zgjidhur problemet, por e bëjnë situatën më të lehtë për t’u kaluar. Në ndryshim nga ata, njerëzit pesimistë mendojnë se ndihen shumë më mirë dhe më të lumtur kur kalojnë kohë me Peshoret. Kush e di, ndoshta është e vërtetë.