Përse femrat duan të bëjnë më tepër seks se meshkujt?

Nina Bryant, Psikoterapiste Seksuale, pranon se problemi është duke u rritur dita ditës dhe po kërcënon lidhjet. “Kur fillova punë në këtë fushë, ishte shumë e rrallë të takoje meshkuj që të rrëfenin për ulje të interesit ndaj seksit. Tani këto raste përbëjnë 1/3 e të gjithë rasteve të mi”. Specialistët mendojnë se ka disa arsye që çojnë në këtë pasojë. Disa syresh besojnë se meshkujt kanë filluar të përmirësohen në rrëfimin e ndjenjave krahasuar më brezat e mëparshëm, ndërsa disa të tjerë mendojnë se meshkujt ndihen më nën presion nga përgjegjësitë moderne. “Ne kërkojmë shumë nga meshkujt në ditët e sotme. Jo vetëm që duhet të mbajnë familjen financiarisht, të merren me rregullimet shtëpiake, të bëjnë baballarët por edhe të bëjnë bashkëshortët që dhurojnë orgazma përrallore. Meshkujt pritet të duan seks që nga puberteti e deri në vdekje, por në realitet dëshira seksuale e tyre mund të bjerë për gjithë ato arsye që nuk funksionojnë për femrat. Mund të jenë të stresuar, të palumtur, të lodhur apo nën presion në punë”,‐ ka thënë psikologia e lidhjeve dhe seksit Petra Boynton.

Specialistja tjetër Nina Bryant ka thënë se të fokusuarit tek seksi është gjëja më e keqe që femrat mund të bëjnë. “Mos blini të brendshme seksi apo lodra seksi. Femrat shpesh përpiqen t’a rregullojnë marrëdhënien e dhomës së gjumit, kur shpesh ajo është shkaku i problemit në çift. Nëse kjo gjendje e mungesës së dëshirës për seks ju shqetëson mënyra më e mirë është të flisni me partnerin. Pyeteni nëse do të flasë për ç’k ae shqetëson, apo thoni që ju mungon, se ndiheni të frikësuara dhe kini parasysh që dhe ai është i frikësuar”.

Advertisement

Thuhet se një në dy meshkuj do të vuajnë impotencën në një moment të jetës së tyre dhe kjo mund të jetë një pasojë e diabetit apo sëmundjeve të zemrës që mund të përkeqësohet akoma më tepër nga duhani apo alkooli. Nëse meshkujt nuk kanë këto probleme shëndetësore, atëherë opsioni tjetër është të flisni me të. Terapistët profesionalë të seksit janë trajnuar për të parashtruar zgjidhje të ndryshme çiftit dhe t’i ndihmojnë ato të rizbulojnë dëshirën në mënyrë që t’i rikthehen zakonit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Nëse doni të merrni akoma më tepër këshilla vizitoni faqen zyratre të RELATE në adresën www.relate.org.uk.