Producenti, që ka punuar me një sërë emrash, përmendim Katy Perry, Missy Elliot dhe Nelly Furtado, ka pranuar se frymëzohet nga të gjithë anët e botës. “Përfundimisht jam një rrezik marrës në muzikë. Më pëlqen të sfidojë tingujt e rinj, e nëse ja dal mbanë do të thotë se jam i mirë. Stili im është të marr diçka që nuk pritet dhe t’a kthej në hit. Këtë gjë bëj. Kam ide që më sillen nëpër kokë tërë kohës. Dëgjoj shumë muzikë të çuditshme. Shkoj në Indi. Njoh shumë persona të kulturave të ndryshme, udhëtoj shumë dhe “mbledh” tingujt e mi””,‐ ka thënë Timbaland. Producenti ka thënë se për këngën “If We Ever Meet Again”, realizuar me Katy Perry është frymëzuar nga kënga “I Got a Feeling” e Black Eyed Peas. Veç të tjerash Timbaland ka rrëfyer për revistën CULTURE se nuk po punon shumë së fundmi ndaj po përpiqet të relaksohet dhe shijojë moshën e “vjetër”.