Sërish miq? Duket se gjërat janë rregulluar mes Ori Nebiaj dhe Renato Mekollit

Përveç aspektit profesional, moderatorja Ori Nebiaj dhe shefi i kuzhinës Renato Mekolli kanë qenë miq të mirë dhe ortakë në biznes derisa disa muaj më parë u zbulua se marrëdhënia mes tyre ishte prishur.

Advertisement

Në një intervistë për “Panorama Plus” moderatorja foli gjerë e gjatë rreth çështjes në fjalë.

“Gjithmonë kam dashur të kem një biznes timin. Renato, fillimisht si miku im, u gjend në kohën e duhur për mua me idenë e restorantit. Pati shumë skeptikë, shumë më këshilluan të bëja kujdes për shumë arsye, por unë gjithmonë thosha se është mirë dhe të gabosh e të rritesh nga guximi dhe gabimet e tua. Nuk kam asnjë pishman për ortakërinë me Renaton, por pati kohën e vet. Unë vendosa të largohem për shumë arsye të brendshme pune, të cilat besoj i kanë kaluar pothuaj të gjithë biznesmenët, sidomos me ortakë. Ishte hera e parë që unë investova në diçka timen, e realizova me shumë sukses të ngrija një emër të ri dhe dinjitoz, tani i uroj suksese dhe ta çojnë më tej dhe pse pa mua.”

Ditën e sotme për herë të parë pas shumë kohësh dy ish-miqtë e ngushtë janë takuar në studion e ‘Wake Up’. Ori ka mirëpritur Renaton si të ftuar special mëngjesin e sotëm. Ai ka zbuluar detajet për emisionin e ri që do të nisë në ekranin e ‘Top Channel’, “Hell’s Kitchen”.

Të dy kanë qenë shumë të dashur dhe të qeshur me njëri-tjetrin, pra me pak fjalë gjithçka që ndodhi, i përket së shkuarës.