Kënga është pjesë e albumit të fundit të këngëtares SHE WOLF i publikuar në fund të 2009‐ës. Edhe këtë herë Shakira ka dashur që t’a shoqërojë këngën me një videoklip seksi ndaj si bashkëprotagonist ka zgjedhur as më pak e as më shumë se kampionin e tenisit Rafael Nadal. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle LA VANGUARDIA, çifti shfaqet në video pak të veshur dhe shumë pranë njëri‐tjetrit. Gjithçka të bën të mendosh se do të jetë një video shumë “caliente”. Gjatë xhirimeve të klipit filluan të qarkullonin zëra se mes protagonistëve kishte një histori dashurie, por shumë shpejt u hodhën poshtë nga përfaqësuesit e tyre.