Pak muaj më parë stilisti i Dolce & Gabbana, Stefano Gabbana komentoi në një postim për këngëtaren Selena Gomez duke shkruar: “E shëmtuar”.
Madje nuk e la me kaq. Ai shtoi se Selena i ngjante qenit të rracës pomeraniane. Kaq është dashur që fansat e këngëtares t’i kthenen keq Stefano Gabbanas me komente ofenduese.
Megjithatë Selena s’e vrau mendjen fare, madje e ktheu këtë koment në favorin e saj.
Gjatë Javës së Modës në New York ajo u shfaq me një kapse flokësh ku shkruhej: “E Shëmtuar”. Duket qartë që kjo i referohet komentit të dizenjuesit.