Erion Isai shpjegon konceptin e B.E Caffe, një emision ndryshe nga Portokalli

Në fund të muajit gusht, u mësua se Bes Kallakut dhe Erion Isait do t’i bashkohej gjithashtu Olsi Bylyku dhe të tre së bashku do të kenë hapësirën e tyre në emisionin e së dielës në Tv Klan.

Në një intervistë për Tv Klan, ka qenë Erioni i cili ka zbuluar detaje të programit të ri dhe ndryshimit të këtij të fundit nga “Portokallia”.

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

Coffe time… B.E Time ?

A post shared by Erion Isai (@erion_isai) on

 “B.E Caffe’ ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar. ‘B.E Caffe’ është një format tërësisht i ri. I konceptuar si një show i performancës, argëtimit dhe humorit. Në kombinime të veçanta të studios dhe eksterierit, në shpresojmë të sjellim një format të ri dhe të bukur. Në ndryshim nga Portokallia, ne këtu do e trajtojmë humorin nisur nga vetja dhe jo nën petkun e personazheve tona. Personazhet tona do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP të emisionit, në një formë të veçantë të cilën s’po e zbuloj.”- është shprehur aktori.

Ai tregoi se bashkëpunimi me Klan nuk ishte aspak rastësi, pasi nga “Pallati i Kongreseve”, Ardit Gjebrea hodhi LIVE idenë që dyshja t’i bashkohet televizionit Klan me një program humori, duke i hedhur sytë nga Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit, Aleksandër Frangaj.