Këtë herë do të ndodhë vërtet! Zbulohet data dhe vendi i dasmës së Gjikos dhe Elitës

Më në fund!

Fillimisht u përfol se data 23 gusht do të ishte dita e madhe kur çifti i njohur i showbiz-it shqiptar do të kurorëzonte dashurinë në altar, në një ceremoni madhështore me shumë të ftuar VIP, personalitete të medias, biznesit, etj. Me sa duket, vëmendja e madhe mediatike me të cilën u shoqërua ky lajm, i shtyu planet e Gjikos dhe Elia Rudit që ta anulonin dasmën për një moment të dytë.

Advertisement

View this post on Instagram

So I said YES ? @gjikotheflyboy

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Burime pranë tyre zbuluan se ata ishin shumë të shqetësuar për shkak të vëmendjes mediatike që morën me lajmin e dasmës dhe shtatzënisë, dhe për këtë arsye kanë vendosur ta organizojnë dasmën në një moment të dytë.

Ditën e sotme, burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se Gjiko dhe Elita do të martohen më 21 shtator dhe dasma do të mbahet në “White Garden Events”, në Prishtinë.

Shpresojmë mos dalë asgjë tjetër rrugës!