Kjo është provë dashurie! Chris Martin dhe Dakota Johnson bëjnë të njëjtin tatuazh

Të shumtë janë çiftet e famshëm që i kanë kushtuar tatuazhe njëri-tjetrit si simbol dashurie, të shumtë janë edhe ata që janë penduar më pas, por ky nuk është rasti.

Dakota Johnson dhe Chris Martin, që e kanë mbajtur lidhjen e tyre jashtë mediave, kanë zgjedhur të bëjnë shenjën e infinitit në krahë me “XX”.

Advertisement

Tatuazhi është identik dhe kjo tregon se të paktën deri tani, çifti janë më të lumtur se kurrë dhe lidhja e tyre qenka serioze.

Kujtojmë se aktorja dhe këngëtari janë bashkë që prej tetorit të vitit të kaluar.