Në emisionin “Ftesë për 5” pasditen e djeshme ka qenë e ftuar Ori Nebiaj, moderatore e emisionit të mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”.
Ajo ka zbuluar risitë e sezonit të ri dhe ka folur për largimin e kolegut të saj Eno Popi nga programi në fjalë.
E pyetur për moderatorin e njohur, nëse e sheh si ndryshim largimin e tij apo si hapësirë më shumë për veten, Ori u përgjigj: “Unë e shoh si një ndryshim që vjen bashkë me formatin”.
Më tej ajo shtoi se gjithçka që përcillet në program do të ndryshojë. Lajmet dhe aktualiteti do të jenë jo vetëm “lajme”, por do të trajtohen nga një tjetër këndvështrim.
Të ftuarit sipas Orit do të vijnë me një histori të tyren, jo thjesht si artistë, këngëtarë, aktorë etj.
Programi do të nisë në datën 10 shtator bashkë me moderatoren dhe isli Islamin.