And the winners were…

E veshur siç vetëm ajo mundet, Lady Gaga fitoi cmimin Best International Female, Best International Album dhe Best International Breakthrough Act. Një natë mjaft e mirë ishte edhe për favoritët e X Factor, JLS që rrëmbyen trofetë në kategoritë British Breakthrough Act dhe British Single, duke mundur mësuesen e gjyqtaren e tyre Cheryl Cole. Mgjth kjo e fundit nuk mund të mposhtej kollaj, ndaj ka dhuruar një performancë energjike për FIGHT FOR THIS LOVE. Edhe pse nuk e priste fare Lilly Allen nuk është larguar duarbosh nga ceremonia Brit Awards 2010. Ajo fitoi çmimin shumë të lakmuar Best British Female dhe u prezantua për të tërhequr trofeun me një paruke portokalli në kokë. “E vura këtë paruke sepse doja t’ja vështirësoja punën kameramanit kur të më kërkonte për të fiksuar fytyrën time të zhgënjyer”,‐ ka thënë shakatorja Lilly.

Një natë mjaft e mirë ishte edhe për Florence and The Machine që fituan çmimin Best Album. Të tjerë artistë fitues ishin: Dizzee Rascal për kategorinë Best Male, Kasabian për Best British Band dhe Robbie Williams, që konfirmoi edhe një herë titullin si princi i popit me marrjen e çmimit Outstanding Contribution Award. Gjithashtu votuesit kanë përzgjedhur grupin Spice Girls për performancën më të mirë në 30 vitet e fundit. Ja dhe lista e plotë e fituesve të ceremonisë së çmimeve Brit Awards 2010:

Advertisement

British Male Solo Artist ‐ Dizzee Rascal

British Female Solo Artist ‐ Lily Allen

British Breakthrough Act ‐ JLS

British Single ‐ JLS (Beat Again)

Mastercard British Single ‐ Florence and the Machine (Lungs)

British Group ‐ Kasabian

International Male ‐ Jay Z

International Female ‐ Lady Gaga

International Breakthrough Act ‐ Lady Gaga

International Album ‐ Lady Gaga (The Fame)

British Album of 30 Years ‐ Oasis (What’s The Story Morning Glory)

British Producer ‐ Paul Epworth

Critics’ Choice ‐ Ellie Goulding

Outstanding Contribution to Music ‐ Robbie Williams