Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit të të 30-ave lind nevoja që t’i kushtoni më shumë rëndësi ushqimit, mirëqenies e si rrjedhojë shëndetit të përgjithshëm. Nëse sa po keni rrumbullakosur 30-shin e parë të jetës duhet të shkoni më shpesh tek mjeku dhe të bëni këto analiza:
Tensioni i gjakut: Edhe pse shëndeti kardiovaskular mund të jetë në gjendje të përsosur, nuk përjashtohet fakti për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas studimeve të fundit thuhet se tensioni i lartë mund të prekë edhe personat pas të 30-ave.
Niveli i kolesterolit: Mjekët kësjillojnë që të paktën 1 herë në vit të kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak, sidomos në rastet kur keni një histori familjare me kolesterol të lartë dhe nuk ushqeheni shëndetshëm. Pas kalimit të të 30-ave metabolizmi ngadalësohet dhe është më e lehtë të akumulohen yndyrnat në gjak.
Niveli i sheqerit në gjak: Siç e përmendëm dhe më sipër pas kalimit të kësaj moshe, metabolizmi ngadalësohet dhe pankreasi i cili sekreton insulinë mund të mos funksionojë siç duhet. Nëse keni histori familjare me nivel të lartë sheqeri apo diabeti mos i menjanoni kontrollet mjesësore pas kësaj moshe.
Tiroidet: 1 në 10 gra përjetojnë probleme me tiroiden gjatë gjithë jetës. Pas të 30-ave ju duhet të bëni kontrolle mjekësore për gjendrën tiroide të paktën 1 herë në vit.