Merr fund armiqësia mes Fifit dhe Çiljetës?

Një hatërmbetje gjatë votimit tek “Kënga Magjike” prishi miqësinë mes dy këngëtareve.

Fifi i ka kërkuar falje publike disa herë Çiljetës, por kjo e fundit nuk e falte dot mikeshën e saj, e cila e votoi me pak pikë gjatë pjesëmarrjes në festival. Edhe në intervista të ndryshme, vajzat e kanë shprehur haptazi se nuk janë më mikesha prej kohësh.

Advertisement

Megjithatë duket se gjërat kanë ngryshuar. Sot Çiljeta na ka treguar se ndoshta dyshja e vajzave janë pajtuar. Ajo ka publikuar në Instastory videon e këngës më të re të Fifit, “Habibi”, në bashkëpunim me Lamar. Kjo tregon se ajo e mbështet këngëtaren edhe pse Fifi nuk ka reaguar ende.

Kjo është një shenjë e mirë se vajzat mund të jenë pajtuar.