Pas ndarjes së tyre në muajin korrik, G-Eazy dhe Halsey janë rikthyer sërish bashkë.
Ata janë fotografuar duke u kapur për dore në festën e madhe pas ceremonisë së “MTV VMA”.
Burime pranë tyre kanë treguar për “E News” se pas ceremonisë ata kanë festuar të ndarë në pjesë të ndryshme të klubit, por janë larguar së bashku në orët e para të mëngjesit.
I njëjti burim shton se ata janë duke i dhënë një shans të dytë lidhjes së mënyrë që mos të kenë më një marrëdhënie problematike. Tek e fundit, dashuria triumfon gjithmonë!