Ai po shikon të përdorë bateri, kitara akustike dhe piano. “Do doja shumë të regjistorja diçka pa u kufizuar në procesin krijues. Për momentin kam vetëm një rregull: Jo gjëra elektronike! Kështu çdo gjë duhet të jetë e luajtshme, e regjistrueshme në mikrofonat akustikë. Është kënaqësi të jesh në një studio të vjetër regjistrimi, të përdorësh mikrofona të vjetër, amplifikator të vjetër, mikser të vjetër me të cilat njerëzit regjistronin 30 – 40 vite më parë”,‐ ka thënë Moby. Në fakt tingëllon interesante, por i çuditshëm largimi nga zhanri që e bëri artistin të njohur në mbarë botën.