Arkiva e Gjykatës së Lartë në kryeqytet është përfshirë nga flakët pak pas orës 14 e 30 të kësaj të diele.
Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, nëse ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por për shkak të rëndësisë së institucionit ku ka rënë zjarri, forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar atje.
Sipas burimeve paraprak mësohet se zjarri ka rënë në zonën e serverëve.
Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e rënies së zjarrit.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në
vendngjarje.