Blendi Fevziu kujton dashurinë e parë, një histori që sot duket qesharake

Moderatori dhe gazetari i emisionit Opinion ka qënë i ftuar në emisionin “Pushime On Top” ku foli për tema të ndryshme, ndër to dhe për dashurinë e parë.

“Kam rënë në dashuri që herët, që në gjimnaz. Ndoshta dhe më herët, por më herët s’dija ç’quhej dashuri.

Advertisement

Historinë e parë që mund ta quaj histori dashuri e kam kaluar në vit të dytë në gjimnaz, me një shoqe klase që gjithashtu e kishte të parën. Një histori që sot duket qesharake. Gjashtë muaj kapnim dorën poshtë bankës, që të emocionoheshim.”

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” –ka treguar me sinqeritet gazetari.

Fevziu gjithashtu ka ndarë me shikuesit edhe një shifër mjaft interesante që ka të bëjë me pasionin e tij më të madh, udhëtimet.

“Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”- ka thënë Fevziu.