Pagesat marramendëse të rreshtit të parë

Nëse mendoni se prezecat e tyre janë privilegj e se e kanë pasion, gaboheni rëndë. Rihanna, Jenniffer Lopez apo Blake Lively e kanë si një ditë të zakonshme pune. Ato paguhen për të qenë prezentë, dhe paguhen mirë madje. Kur shfaqen personazhet e famshëm, paparazzët janë po ashtu prezentë, ndaj publiciteti i sfilatave është i garantuar. Fashionistet vigjilente kanë shkuar në zemër të industrisë së modës dhe kanë përpiluar këtë listë të personazheve të konsideruar si të kategorisë A, B, C e D sipas rëndësisë. Cilët paguhen më tepër?

Lista A:

Advertisement

Rihanna ($100,000 e sipër)

Beyonce ($80,000 ‐ $100,000)

Mary Kate and Ashley Olsen ($80,000 secila)

Julianne Moore ($60,000)

Maggie Gyllenhaal ($60,000)

Chloe Sevigny ($60,000 e sipër)

Jennifer Lopez (në vitin 2005: $80,000; në vitin 2010: $30,000)

Lindsay Lohan (në vitin 2006: $60,000; në vitin 2010: E paftueshme)

Colin Firth ($5,000 –  $15,000)

Lista B:

Blake Lively ($50,000)

Leighton Meester ($40,000)

Hilary Duff ($40,000)

Personazhe të tjerë të Gossip Girl ($25,000 secili)

Jared Leto ($25,000)

Clive Owen ($10,000)

Kristen Bell (pa pagesë prezence, por shpenzimet e biletave te avionit, make up-it dhe veshjeve të paguara)

Lista C: Kim Kardashian ($35,000 ‐ $50,000)

Amanda Bynes ($25,000 ‐ $30,000)

Eliza Dushku (pa pagesë prezence, por shpenzimet e biletave te avionit, make up-it dhe veshjeve të paguara)

Lista D:

Paris Hilton (falas ose e paftuar)

Personazhe të Jersey Shore (të paftuar)

Fituesit e America’s Next Top Model (falas)

 

Si ju duken tarifat?