Groove Armada rikthehen

Andy Cato dhe Tom Findlay, kampionë në elektro‐dance, mbërrijnë kështu në diskun e tyre të gjashtë i cili është realizuar edhe me bashkëpunime të Bryan Ferry, Will Young dhe Nick Littlemore i Empire of The Sun. “Kishim nevojë për një sfidë të re. Grupe si Friendly Fires, Klaxons, Passion Pit dhe MGT janë duke prodhuar muzikë dance shumë entuziaste. Ai tingull n’a shtyu që të zbulonim artistë si Bowie, Fleetwood Mac dhe Roxy Music”,‐ ka shpeguar Andy. BLACK LIGHT është regjistruar në studion e Tom Findlay në Londër dhe përmban 12 traqe, përfshirë singëllin e ri PAPER ROMANCE, një perlë elektro me zërat e SaintSaviour dhe Ben Duffy i Fenech Soler. Albumi në fjalë është paraprirë nga singëlli I WON’T KNEEL i publikuar nëntorin e shkuar.

Ja dhe tracklista e plotë e albumit BLACK LIGHT:

Advertisement

Look Me In The Eye Sister Feat. Jess Larrabee

Fall Silent Feat. Nick Littlemore

Just For Tonight Feat. Jess Larrabee

Not Forgotten Feat. Nick Littlemore

I Wont Kneel Feat. SaintSaviour

Cards To Your Heart Feat. Nick Littlemore

Paper Romance Feat. Fenech Soler & SaintSaviour

Warsaw Feat. Nick Littlemore

Shameless Feat. Bryan Ferry

Time & Space Feat. SaintSaviour & Jess Larrabee

History Feat. Will Young