Nesër moti në ekstrem, temperaturat do të arrijnë mbi 39 gradë Celsius

Të mërkurën i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë Celsius të matura këto në hije.

Meteoalb bën me dije se kulmi i nxehtësisë do të shënohet nga e mërkura në të premten. Ndërkohë që termometri në zona të caktuara do të kalojë edhe 39 gradë celcius.

Advertisement

Maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36–38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kuçovë, Këlcyrë).

Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijon për 5–6 ditë ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.