Pas një mungese të gjatë në muzikë, që nga lindja e djalit, Tuna është rikthyer.
Këngëtarja i ka njohur të gjithë ndjekësit nëpërmjet postimeve në Instagram me projektin e titulluar “Chonga”. Disa postime të cilat shtojnë kuriozitetin për të mësuar më shumë se për çfarë bëhet fjalë.
“Chonga” është një term që rrjedh prej spanjishtes dhe është veçanërisht i përdorur në Florida për të treguar një grua të thjeshtë e punëtore, ndonjëherë agresive dhe shpërthyese. Nga ana tjetër, Chonga konsiderohet edhe si një lloj nënkulture e dallueshme e zhvilluar në Miami në fund të shekullit XX.
Nga studiuesit e gjinive, konsiderohen shpesh si “ikona në zhvillim” që mund të fuqizojnë gratë e klasës punëtore, por jo vetëm.