Osama bin Muhammad bin ‘Awad bin Laden, terroristi më i kërkuar në botë, lindi më 10 mars të vitit 1957 dhe u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011 në Pakistan. Ishte themelues i organizatës Al-Kaida, pjestar i CIA-s amerikane në vitet e ’80 në luftën kundër Bashkimit Sovjetik dhe i akuzuar për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, tragjedisë së Kullave Binjake.
Tani, gati pas 17 vitesh nga sulmet e 11 shtatorit, Arabia Saudite aprovoi më në fund kërkesën e Martin Chulov, gazetarit të The Guardian, i cili kërkonte të intervistonte Alia Ghanem, nënën e Osama bin Laden.
Në shtratin që është vendosur në këndin e një dhome të gjerë, ulet një grua e veshur me rroba me shkëlqim të fortë.
Hixhabi i kuq që i mbulon flokët e saj, reflekton në një xham të një kornize që ka brenda një fotografi të djalit të saj të parë, Osama.
Alia Ghanem është nëna e Osma Bin Ladenit, dhe gjatë kohës që po fliste, ajo urdhëron që të ketë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në dhomë. Në karrigen pranë ulen dy djemtë e saj, Ahmed dhe Hassan, dhe burri i saj i dytë, Mohammed Al-attas.
Gjithkush në familje ka historinë e vet për të treguar për njeriun që lidhet me terrorizmin global: Por është Ghameni ajo e cila përpiqet të bëjë gjyqtaren, duke e përshkruar të birin si një djalë të dashur, që e kishte humbur rrugën e tij.
Ulur mes dy gjysmë vëllezërve të Osama-s, Ghanem e përshkruan djalin e saj të madh si të turpshëm, por inteligjent akademikisht.
“Ai u bë një figurë e fuqishme, e devotshme kur ishte 20 vjeç, ndërsa studionte Ekonomi në Universitetin King Abdulaziz në Jeddah, ku gjithashtu u radikalizua. “Njerëzit në universitet e ndryshuan atë,” thotë Ghanem. “Ai ndryshoi totalisht.” Një nga njerëzit që u takua ishte Abdullah Azzam, një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, i cili më vonë u dëbua nga Arabia Saudite dhe u bë këshilltar shpirtëror i Osama-s. “Ai ishte një fëmijë shumë i mirë derisa takoi disa njerëz të cilët, si të thuash, i bënë lavazh trurit që kur ai ishte 20 vjeç. Ju mund ta quani atë kult. Ata merrnin para për kauzën e tyre. Gjithmonë i thoja atij të qëndronte larg prej tyre, dhe ai kurrë nuk e pranonte në syrin tim që rrinte me ta, sepse më donte shumë dhe s’donte të më mërziste.”
Në fillim të viteve ’80, Osama udhëtoi drejt Afganistanit për të luftuar pushtimin rus. “Kushdo që e takonte asokohe, e respektonte,” tregon Hassan, një nga vëllezerit e Osama-s. “Në fillim, ishim shumë krenarë. Edhe qeveria saudite e trajtonte me fisnikëri, me respekt. Pastaj erdhi Osama, muxhahedini.”
Pas një heshtjeje të gjatë, Hassan thotë “jam shumë krenar për të, pasi është vëllai im i madh. Më mësoi shumë. Por s’jam shumë krenar për të si burrë. U bë i famshëm në gjithë botën dhe shkoi e gjitha dëm.”
A dyshoi ndonjëherë Ghanem se i biri do të bëhej xhihadist? “Kurrë”. Si u ndje kur e mori vesh? “Jashtëzakonisht e mërzitur. Nuk donim që kjo të ndodhte. Si hodhi gjithçka poshtë ashtu?”
Vëllezërit e Osama-s theksojnë se një nënë është dëshmitarja më subjektive. “Kanë kaluar 17 vite që nga sulmi i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe ajo e mohon ende,” thotë Ahmad, vëllai tjetër. “E donte aq shumë sa refuzon ta fajësojë. Fajëson ata rrotull tij. I njeh vetëm anën e mirë, anën që i njohim të gjithë. S’e njohu kurrë anën e xhihadistit.”
Ata e panë Osama Bin Laden për herë të fundit në vitin 1999 në Afganistan. “Ishte një vend pranë aeroportit që ishte pushtuar nga rusët,” thotë Ghanem. “Ai u lumturua kur na pa. Ai po na tregonte çdo ditë që ishim atje. Ai na ka shëtitur çdo ditë atje.”
Pasi tregon pak për fëmijërinë e saj Ghanem shkon për të pushuar në dhomën ngjitur, dhe dy djemtë e saj vazhdojnë historinë. “Ajo e donte Osamën kaq shumë, saqë refuzon që ta fajësojë. Ajo fajëson të gjithë ata që ishin pranë tij, por asnjëherë atë.”
Këtu mund të lexoni intervitën e plotë.