Historia e Justin Bieber dhe Selena Gomez është një ndër historitë e dashurisë më të diskutura të botës së showbiz-it. Pas disa ndarjesh erdhi edhe ajo përfundimtarj.
Pak kohë pas ndarjes nga Selena, Justin filloi të dilte publikisht me ish të dashurën e tij, Hailey Baldwin. Jo vetëm kaq, por ata tani po planifikojnë të martohen shumë shpejt.
Selena ndërkohë na dha përshtypjen se nuk e përjetoi keq këtë lajm dhe vazhdoi normalisht jetën e saj. Mirëpo nuk paska qenë kaq e thjeshtë pasi një burim për “Star Magazine”, tha se Selena fillimisht u trondit nga ky lajm, por më pas e ka pranuar dhe ka vazhduar të ecë përpara.
“Fillimisht Selena u trondit nga planet e dasmës së Justin, por më pas e kuptoi që kjo ishte diçka e mirë për ish-të dashurin e saj”, tha një burim për “Star Magazine”.
Madje ky burim bëri të ditur se Selena i ka dërguar edhe një letër prekëse Bieber-it ku e uronte për fejesën dhe mbyllte një herë e mirë historinë e tyre të gjatë.