“Mbretëresha Geraldine, burimi im i frymëzimit”, Elia Zaharia në revistën e njohur franceze

“Për të gjithë ata që jetojnë në Francë, këtë numër të ri të revistës “Point de Vue” e gjeni nga sot në të gjitha pikat e shitjes”- shkruan Elia në llogarinë e saj personale në Instagram bashkangjitur fotos së revistës ku shfaqen pjesë nga intervista e saj ekskluzive.

Aktorja Elia Zaharia që pas martesës me princ Leka II dy vite më parë, mori titullin e princeshës. E si e tillë, kjo solli shumë ndryshime në jetën e saj, e cila duhet t’i përshtatet kushteve dhe kritereve që ky titull mban.

Advertisement
Mbretëresha Geraldine dhe djali i saj, Princ Leka

Së fundmi aktorja ka dhënë një intervistë për revistën franceze ‘Point de Vue’, ku ndër të tjera ka folur për dasmën, pasionet e saj si dhe faktin që Mbretëresha Geraldine është një burim frymëzimi për të.

Ndoshta, shumë shpejt mund ta lexojmë atë online.