Margot Robbie “vodhi” diçka nga Rita Ora për filmin e saj të ri

Aktorja Margot Robbie është një nga aktoret më të mira në botën e kinematografisë, madje ajo është cilësuar nga revista ‘Time’ si një nga 100 personat më me influencë në botë.

Megjithatë pavarësisht se të tjerë mund të frymëzohen nga Margot, vetë aktorja frymëzohet nga persona të tjerë, si këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila për më tepër është mikja e saj.

Advertisement

Në një intervistë për Metro, aktorja ka folur për filmin e ri “Terminal”, ku do të luajë rolin e një vrasëse të çmendur (role që i shkojnë).

Një mikja ime, Rita Ora, ka një theks shumë të këndshëm kështu që e përdora zërin e saj si referencë”, –ka treguar aktorja. “Kur zgjedh një theks, më duhet të gjej dikë ku mund të kërkoj në internet shumë intervista të tij ose ndonjëherë gjej njerëz që kanë një ‘blog’ dhe kështu mund t’i dëgjoj duke folur. Ka pak Rita në këtë film. Ajo ka një thkes shumë të mirë. E adhuroj”, – ka thënë më tej Margot.

“Terminal” është një film i zhanrit ‘thriller’dhe përkrah Margot luajnë dhe aktorë të tjerë të njohur si Simon Pegg dhe Mile Myers.