Një aktivist, Jamie Otis, ka marrë kazmën dhe në orët e para të mëngjesit, ka shkatërruar yllin e Donald Trump që ndodhet në “Shëtitoren e Famës” në Hollywood.
Donald Trump që prej vitit 2007 ka të vendosur në Bulevardin e Famës në Hollywood një yll me emrin e tij. Monumenti në fjalë i është kushtuar Trump, pas suksesit të reality show- t televiziv, “The Appretince”, ku Donald Trump, në atë kohë një biznesmen miliarder testonte pjesëmarrësit nëpërmjet sfidave për t’u bërë pjesë si punonjës në kompanitë e tij.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i presidentit Trump bie pre e akteve vandale, që kanë si qëllim shprehjen e inatit ndaj presidentit.