Ajo na bëri krenarë teksa u rendit në vendin e dytë në “Eurovision Song Contest” që u mbajt këtë vit në Lisbonë të Portugalisë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, pritet të japë një koncert mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ndërkohë, në aeroportin e Athinës, ajo shoqërohej nga patrioti i saj, shef Renato Mekolli. “Dy fierakët bashkë”, të buzëqeshur, i bëjnë thirrje kryebashkiakut se janë duke ardhur dhe sot na pret një super koncert.
Në koncertin në fjalë priten të performojnë dhe këngëtarë të tjerë të njohur shqiptarë si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Dhurata Dora, Ylli Limani dhe Young Zerka.