Ditën e djeshme, revista GQ publikoi për herë të parë një fotosesion të dyshes Travis dhe Kylie bashkë me një intervistë mjaft interesante të çiftit, të cilën mund ta gjeni të plotë këtu.
E menjëherë sapo fotot u publikuan, interneti zjeu nga krahasimi i pozave me një tjetër dyshe të famshme të disa dekadave më parë, Jane Birkin dhe Serge Gainsbourg.
kylie jenner and travis scott took inspiration from jane birkin serge gainsbourg <3 pic.twitter.com/2q7wvyJvVI
— ? (@silkynhoney) July 17, 2018
Nëse mendoni se ka një mungesë të theksuar origjinaliteti dhe çiftet nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, gaboheni.
Ka kaq shumë të përbashkëta mes tyre, sa ishte normale që stilistja Madeleine Weeks dhe drejtuesi artistik i GQ, Will Welch të rikrijonin të njëjtat poza, por më konteporane.
Si Kylie dhe Jane janë bërë nëna që në moshë të re, e para 20 vjeç kurse tjetra 21. Gratë e famshme kanë përjetuar ndarje të dhimbshme dhe të komplikuara, para se të lidheshin me partnerët aktualë. Kylie i dha fund lidhjes 2-vjeçare me Tyga, kurse jane kishte vetëm pak muaj e divorcuar nga kompozitori John Berry pasi u njoh me Serge. Interesante, apo jo?