Pas kaq shumë pritjeje, Era Istrefi më në fund performoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës dhe ne nuk ia ndamë dot sytë…
Në ceremoninë e hapjes së Botërorit më 14 qershor performoi Robbie Wiliams, ndërsa në ceremoninë hapëse të finales, u ngjitën në skenë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam. Treshja këndoi “Live it UP” që është kënga zyrtare e eventit para 81 mijë spektatorëve në Luzhniki Arena.
Më pas ndeshja e shumëpritur përfundoi me fitoren e Francës ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2.
E pas kësaj, Era pak minuta më parë postoi në Instagramin e saj një moment nga performanca e “Live It Up” ku shkruante: “Sapo performuan tek Kupa e Botës 2018 së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Sa e pabesueshme!”
Ehh Era, bën mirë ta besosh…