“Një gjë është e sigurt…”
Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në “Top Arena” në Top Channel, Bora Zemani, bukuroshja, e cila prej disa vitesh është pjesë e “Digitalb”, foli për futbollin dhe Botërorin, si dhe iu përgjigj shkurt disa pyetje të Manushit mbi jetën e saj personale dhe për karrierën e saj.
Ndër të tjera ajo tregoi se aktualisht prioritet është Arbori, djali i saj nga lidhja me Vin Velin, e cila përfundoi kohë më parë.
Ndërsa e pyetur se në cilin televizion do ta shohim në vazhdim, ajo u shpreh: “Një gjë është e sigurt, do të merrem sërish me futboll. Një emision me përmbajtje politike nuk do të drejtoj”, u shpreh bukuroshja brune, duke lënë të hapur edhe një mundësi largimi nga “Digitab”-i.