Sa hap e mbyll sytë, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber u rilidhën, u fejuan dhe po bëjnë planet e martesës brenda një muaji.
Këngëtari i propozoi modeles në Bahamas me një unazë gjigande, që sipas TMZ i kushtoi $500,000 dhe që përflitet të jetë mes 6-10 karat.
Ndërkohë burime për People janë shprehur se çifti është duke u marrë me planifikimin e dasmës. Thuhet se dasma do të jetë shumë intime dhe e thjeshtë.
“Vetëm familjet e tyre do të jenë prezent. S’do të ketë dasmë të madhe. Po martohen për dashuri, jo për spektakël” , thotë burimi pranë revistës.