Aktorja i ka rrëfyer miqve të ngushtë se u nda nga aktori irlandez pas një udhëtimi në Meksikë në periudhën e Krishtlindjeve, madje tani e ka hequr edhe unazën antike që ai i kish dhuruar si shenjë të dashurisë. “Stuart është zemërthyer, por Charlize kish kuptuar gjatë pushimeve në Meksikë se marrëdhënia e tyre kish marrë fund. Ata ishin bërë më tepër si motër e vëlla, sesa si të dashur. Ishte Charlize që i dha fund”,‐ ka thënë një mik i çiftit. Për momentin aktorja po jeton në shtëpinë kryesore në Kodrat e Hollywood, ndërsa Stuart ka lëvizur në shtëpinë e tyre në plazh.