…familjen, sigurisht!
Ditën e sotme këngëtarja Eni Koçi feston 22 vjetorin e lindjes. Suprizat i kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit nga motra e saj, Greta Koçi, por festa vazhdon deri vonë. Mesa duket pjesën e parë të ditës, Eni po e feston me familjen së saj.
Duket se motra e saj e madhe është kujdesur për gjithçka.
Ajo që ra në sy të paktën në postimet e dy këngëtareve ishte mungesa e këngëtarit Genc Prelvukaj, i cili thuhet të jetë i dashuri i Eni Koçit, por këtë lidhje asnjëri nga të dy ende nuk e ka konfirmuar ndonëse janë fotografuar shumë herë bashkë.
Gjithsei, kjo nuk e ndalon Enin të festojë…