Djali i këngëtares të famshme kryen vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur këngëtares së famshme, Tina Turner.

Djali i madh i 79-vjeçares, Craig Raimond Turner, 59 vjec, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Studio City, në Kaliforni.

Advertisement

Sipas informacione që raporton TMZ, i bibi i këngëtares ka vrarë veten me pistoletë në apartamentin e tij.

Asnjë deklaratë nuk është bërë akoma nga këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Zvicer.

Craig ishte djali i madh i Turner, të cilin këngëtarja e kishte sjellë në jetë kur ishte 20 vjeç, nga lidhja me Raymond Hill, saksofonist i grupit.

Këngëtarja u martuar pas 4 vitesh me Ike Turner, i cili e adoptoi edhe djalin. Cifti ka pasur edhe një tjetër djalë që tani është 57 vjeç, Jake. Nuk ka akoma detaje për vdekjen e Craig, por sipas raportimeve paraprake të policisë së Kontesë së Los Angeles, burri është vetëvrarë. Megjithatë për ngjarjen e rëndë është hapur një hetim nga policia.

Craig punonte në një biznes të pasurive të patundshme në San Fernando Valley.