Ndahet një tjetër çift i famshëm këngëtarësh (Foto)

Pas Cheryl dhe Liam, një tjetër çift i famshëm konfirmon ndarjen.

Halsey dhe G-Easy ishin një ndër çiftet e këngëtarëve më interesantë që kishim parë kohët e fundit. Madje ata i kushtuan edhe një këngë dashurisë së tyre që u kthye në hit, “Him and I”.

Advertisement

Lajmi që ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre pas 1 viti bashkë na ka trishtuar të gjithëve. Ka qenë Halsey që e ka konfirmuar vetë lajmin, e cila ka shpërndarë një Instagram Story ku ka shpjeguar gjithçka.

“Dua që jetën time ta mbaj private, por këtë e ndjej të nevojshme të informoj fansat. Unë dhe G-Easy kemi vendosur që të rrime larg njëri-tjetrit”.