BEP akuzohen për plagjarizëm

Phoenix dhe Manfred pretendojnë se kënga e tyre “Boom Dynamite” është tmerrësisht e ngjashme me këngën “Boom Boom Pow” të Black Eyed Peas. Avokati i tyre ka thënë: “Klientët e mi i dërguan këngën e tyre të mbrojtur “Boom Dynamite”, Interscope Records, pasi kjo e fundit tregoi interes. Më vonë Black Eyed Peas e kopjuan këngën kur shkruan “Boom Boom Pow”. Një dëgjim i thjeshtë i këngës do ju bëjë të kuptoni se të dyja këngët janë të ngjashme në thelb, edhe në disa pjesë këngët janë virtualisht identike në ritëm dhe text”. Phoenix dhe Manfred kërkojnë dëmshpërblim edhe pse jo të caktuar në një vlerë konkrete.

Advertisement