Më në fund Afërdita Dreshaj dhe Jakob Kindl i thanë “Po!” njëri-tjetrit në altar!
Festa e beqarisë ishte si një çmenduri në Las Vegas me miket e ngushta të Afërditës. Seti fotografik me Jakobin, i gjithi i bardhë dhe romantik. Ndërsa dasma që u mbajt mbrëmë në brigjet e Miami Beach ishte një magji më vete.
Xhesika Berberi e të ftuarit e tjerë postuan një sërë fotosh dhe videosh duke nisur që nga parapërgatitjet e deri tek vallet natën vonë.
Afërdita zgjodhi një fustan të ngushtë pas trupit me bisht të gjatë, kurriz të hapur dhe vello madhështore për ceremoninë e betimeve. Nuk doli nga natyra e saj për sa i përket grimit apo flokëve. Pasi u shpallën të sapomartuar, çifti shijoi oqeanin.
Ja disa momente nga dasma e shumëpërfolur: