Drake publikon albumin “Scorpion”, ka një rrëfim emocionues për të birin

Drake ka publikuar albumin “Scorpion” në të cilin sqaroi çdo gjë.

Lajmi se reperi i njohur Drake është bërë baba filloi të qarkullonte para pak kohësh në media, pas debatit që ai pati me reperin Pusha T. Në tekstet e këngëve të tij, Pusha T thoshte se Drake po fshihte djalin që kishte pasur me yllin e filmave për të rritur Sophie Brussaux.

Advertisement

“Nuk po fshihja fëmijën tim nga bota, por po fshihja botën nga fëmija im, nga shpirtrat bosh që kërkojnë gjithmonë debat. Nuk mund ta kuptosh kurrë, deri në momentin që shikon krijesën tënde”,-thuhet në një pjesë e tekstit të këngës “Emotionless”.

????

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Ndërsa në një këngë tjetër të titulluar “March14”, Drake thotë: “Ajo nuk është e dashura ime, si Billie Jean, por fëmija është i imi. Dreq, ne u takuam vetëm dy herë! Tani jam këtu duke u munduar të vizitoj djalin ndonjëherë. Më thyhet shpirti! Baba beqar, e urrej kur e dëgjoj. Jam grindur me prindërit e mi për këtë gjë, por tani përfundova duke qenë vet i tillë. Por kjo është e vërteta e ashpër.”

Oh, Drake! ?