Klea Huta udhëton drejt Amerikës për dy projekte të reja

Pak kohë më parë u zbulua se Klea Huta do të prezantojë një nga emisionet më të rinj në Top Channel, i cili ka në fokus shqiptarët e famshëm që jetojnë jashtë shtetit, si Angela Martini, Dua Lipa, Rita Ora, Emina Cunmulaj dhe shumë të tjerë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Instastory Klea zbulon se është nisur drejt Amerikës për të nisur xhirimet e programit në bashkëpunim me fotografin Artan Korenica.

Advertisement

Por burime për revistën Who zbulojnë se Klea, ka shkuar në Amerikë edhe për një arsye mjaft të rëndësishme që ka lidhje me karrierën e saj muzikore.

Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se përveç produksionit, Klea do të xhirojë edhe një klip të ri. Kujtojmë se pak kohë më parë ajo ka publikuar këngën me titull “Bla, Bla”.

 Ah po, Klea është e shoqëruar sigurisht nga i dashuri i saj, kantautori Elgit Doda.