Rita Ora në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë (Foto)

Rita Ora, përveçse një këngëtare e famshme dhe e suksesshme, njihet edhe si një aktiviste, sidomos për çështje që lidhen me Kosovën.

Ajo ka takuar disa prej aktivisteve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Advertisement

“Kam takuar disa prej aktivisteve që i ndihmojnë viktimat ndaj dhunës seksuale në Kosovë. U preka thellësisht me rrëfimet e tyre. Jam krenare që mbështes fushatën “Bëhu zëri im” kundër diskriminimit të këtyre personave”, ka shkruar ndër të tjera në llogarinë personale në Instagram Rita, krahas një fotografie teksa shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me dy duar.

Fushata “Zëri im” është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndërsa organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ).

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçarja jep kontributin për Kosovën, ku vite më parë ka pranuar dhe titullin “Ambasadore Nderi”.