Venera dhe Lindi ftojnë të gjithë në dasmë (Foto)

Ata u njohën në “The Voice”, ku të dy ishin konkurrentë e deri më sot, janë ndër dyshet më të pandara e ndër çiftet që të bëjnë të besosh se dashuria e vërtetë ekziston.

Venera Lumani dhe Lind Islami, pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur nga Barcelona se do t’i jepnin fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

Advertisement

#Repost @lind_islami (@get_repost) ・・・ PËRGJITHMONË!

A post shared by VENERA (@veneralumani) on

Fansat e dyshes dhe personazhe të shumtë publikë i uruan për lajmin e lumtur. Përsa i përket dasmës, Venera s’ka ndërmend diçka private dhe intime sepse fansat që e uruan janë familje për të.

“Ju falenderoj pafund për urimet e sinqerta dhe kërkoj ndjesë sepse e kam të pamundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve.

Ju ndjej si familje e madhe, ndaj duhet të mendojmë një mundësi që t’ju kemi të ftuar të gjithëve në dasmë.

PS: Ndiqni dashurinë, jo luksin. Kur ke dashurinë i ke dhënë përgjigje çdo situate,” shkruan Venera në një foto me Lindin në Barcelonë.

Kjo ka për të qenë një dasmë e madhe…