Një ditë më vonë, pasi Trump vendosi që fëmijët dhe familjet e emigrantëve që hyjnë ilegalisht në kufi nga Meksika nuk do të ndahen, Zonja e Parë vizitoi qendrat e në MCAllen Texas ku mbahen fëmijët, pa asnjë lajmërim dhe asnjë deklaratë për shtyp.
Teksa shkonte drejt avionit të saj, fotografët arritën të kapnin atë çfarë shkruhej në xhaketën nga Zara që Melania mbante veshur: “Mua vërtet nuk më intereson, po ty?”.
Sigurisht këtë xhaketë Melania e veshi vetëm në momentin kur hipi dhe zbriti nga avioni për në Washington, jo kur vizitoi fëmijët, por menjëherë shkaktoi shumë polemka. Të gjithë po flasin dhe po e kritikojnë që në një situatë kaq delikate, Zonja e Parë nuk duhet të përcjellë mesazhe të tilla dhe zgjedhja e saj për të veshur atë xhaketë është e pavend.
Por çfarë donte të thoshte vërtet FLOTUS?
Përfaqësuesja e saj, Meredith McGraw në Shtëpinë e Bardhë reagoi përmes deklaratave në Twitter duke thënë se është thjesht një xhaketë dhe kaq, “Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”.
Nga ana tjetër, presidenti Trump e interpretoi si një dedikim për median.
Mua s’më intereson, po ty?” e shkruar në pjesën e mbrapme të xhaketës së Melania-s i referohet lajmeve të rreme. Melania e ka kuptuar se sa të pandershëm ata janë dhe thjesht nuk i intereson më.”