Fjoralba Ponari iu shtua Top Channel-it pikërisht në periudhën e Botërorit, krah Manushit në emisionin “Top Arena”.
Ama krahasimi që i bënë asaj me Marinën, është pritur keq nga moderatorja.
Ajo e ka shprehur këtë për Dojnën në ‘Pop Culture’:
“Dua ta sqaroj punën e bjondllëkut. Nuk më pëlqen që njerëzit po më krahasojnë me Marinën. Ajo çka mendoj unë se vlen më shumë në krahasimin mes nesh është raporti me Manushin, kimia që kemi me njëri-tjetrin. Unë nuk zëvendësova njeri. Vendi ishte vakant.”