Mbretëresha Elizabet dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, janë shfaqur për herë të parë të dyja së bashku në një dalje publike.
Pasi kaluan natën në tren për në Cheshire, Meghan dhe Mbretëresha zbritën në stacionin e Runcorn.
Marrëdhënia e Meghan me mbretëreshën duket shumë e ngrohtë. Madje në disa momente 36-vjeçarja është fotografuar teksa ka shkëmbyer disa shikime të përzemërta me nënën mbretëreshë.
Dukesha e Sussex kishte zgjedhur një fustan ngjyrë pana, nga marka Givenchy ( e njëjta që realizoi fustanin e nusërisë). Me qëndrimin si një Dukeshë, Meghan e kishte kombinuar fustanin me një palë këpucë të zeza me majë, dhe me një çantë të vogël në po të njëjtën ngjyrë. Edhe Mbretëresha nuk mbetet pas me stilin e saj. Si gjithmonë ajo zgjedh ngjyrat e theksuara jo rastësisht. Për t’u dalluar se është Mbretëresha, edhe kësaj radhe ajo ka zgjedhur një pallto ngjyrë jeshile nga Stewart Palvin dhe një kapele nga Rachel Trevor Morgan.
Dukesha dhe Mbretëresha u shfaqën së bashku për të inaguruar ndërtimin e një ure në Cheshire dhe më pas ishin prezente në një shfaqje nga fëmijët e një shkolle fillore.