Gazetari Blendi Fevziu u përfol së tepërmi për largimin e mundshëm nga TV Klan për në Top Channel, derisa pak ditë më parë, mësuam se vendimi përfundimtar i moderatorit ishte të qëndronte në TV Klan.
Blendi është shprehur në emisionin 360Gradë në Ora News se nuk u largua vetëm për arsye emocionale.
“Ka qenë një zgjidhje emocionale, janë shumë të vështira këto zgjedhje, do vazhdoj në një vend që edhe pse ke probleme të vogla, sherre të brendshme, ke krijuar stabilitet”.
Ndër të tjera, ai tregoi gjithashtu se mendimi për të kaluar në televizionin konkurrent ishte ideja e një projekti që mund të dukej më interesant në Top Channel.
“Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangajn, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptimi, për t’i thënë që e përmbusha një cilëk 20-vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan. Kisha një projekt që më dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse se këtu, por kaq.”- përfundoi ai.
Pyetjes nëse Rama e ka ndikuar për t’u larguar drejt Top-it, ai u përgjigj: Rama nuk influencon dot asnjë nga vendimet e mia, ne nuk jemi miq, kemi një raport korrekt pune. Një njeri që nuk është mik nuk mund as të këshillojë dhe as ta dëgjosh për diçka.