Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe presidenti i FFK-së, UEFA shpreh ngushëllimet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare është ndarë sot nga jeta një sulmi në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në hapësirat shqiptare, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Advertisement

Fadil Vokrri kishte lindur me 23 korrik të vitit 1960 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar”, i cili kishte një karrierë mjaft të bujshme. Në vitet ’80 Fadil Vokrri kishte arritur kulmin e karrierës se tij.

Në një publikim në faqen e tyre zyrtare, UEFA e quan Vokrrin një futbollist dhe administrator të jashtëzakonshëm, i cili ishte figurë kyçe e pranimit të Kosovës si anëtare e UEFA-së.

“Jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar që dëgjojmë për vdekjen e Fadil Vokrrit”, -ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.